Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeAsamblisti i LDK-së e krahason triumfin e Bali Muharremajt me fitoret e...

Asamblisti i LDK-së e krahason triumfin e Bali Muharremajt me fitoret e Hitlerit dhe Millosheviqit

Debati për buxhetin ngjalli tensione në sallën e Kuvendin Komunal të Suharekës.

Asamblisti i LDK-së, Nexhat Ramadani gjatë fjalës së tij, bëri një krahasim të fitores së kryetarit të komunës, Bali Muharremaj me diktatorin Adolf Hitler dhe kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, raporton Klankosova.tv.

“Jo me fitu ka fitu njëfarë vakti edhe Hitleri edhe Millosheviqi, po s’bahet ashtu arsyetimi”, është shprehur ai.

Pas fjalëve të tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi ndërhyri duke i thënë atij që një krahasim i tillë nuk mund të bëhet.

Ramadani më pas sqaroi deklaratën e tij teksa tha se ai krahasoi vetëm fitoret në zgjedhje, dhe jo krahasim direkt mes tyre.

Ndiqeni këtë pjesë të debatit:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT