Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeArsenali në epërsi ndaj PSG-së pas pjesës së parë të finales së...

Arsenali në epërsi ndaj PSG-së pas pjesës së parë të finales së Champions League

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve, ku Arsenali po udhëheq minimalisht 0-1 ndaj Paris Saint-Germain.

Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua nga Kai Havertz në minutën e 5-të të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin skuadrës londineze që në fillim të takimit.

Me këtë rezultat, Arsenali është vetëm 45 minuta larg një triumfi historik, që do të përbënte një arritje të madhe për klubin pas një pritjeje të gjatë prej dy dekadash nga finalja e fundit në këtë kompeticion.

Në anën tjetër, PSG mbetet në kërkim të reagimit në pjesën e dytë, për të përmbysur rezultatin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

Pritet një pjesë e dytë e fortë dhe vendimtare për fatin e finales së Champions League.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT