Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Napolin, duke siguruar qëndrimin e tij te klubi italian për disa vite të tjera.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ka nënshkruar kontratë të re që e mban në klub deri në vitin 2029.
Sipas raportimeve, Rrahmani ka refuzuar oferta nga Fenerbahçe dhe disa klube arabe, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Serie A.
Marrëveshja e re përfshin edhe rritje page, ku 32-vjeçari pritet të përfitojë rreth 3.8 milionë euro në sezon, nga 2.5 milionë euro sa kishte më parë.
Me këtë rinovim, Rrahmani pritet të arrijë gati një dekadë qëndrim te Napoli, duke u shndërruar në një nga figurat më të qëndrueshme të mbrojtjes së skuadrës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


