
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Vushtrri para balotazhit që zhvillohet më 9 nëntor.
Kurti ka thënë se duan që këtë marrëveshje ta finalizojnë me një bashkëqeverisje të mirë, derisa i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri.
“Duam që më 9 nëntor këtë marrëveshje për bashkëqeverisje ta finalizojmë për punë të madhe ditë e natë në të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë”, deklaroi Kurti.
Ndërsa, Tahiri ka falënderuar Kurtin për prezencën e tij për të arritur këtë marrëveshje para balotazhit.
“Dua të ju falënderoj për prezencën tuaj për këtë marrëveshje të arritur dhe dua që të vazhdojmë të bëjmë ndryshimin në komunën e Vushtrrisë”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë. /Telegrafi/


