Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Skenderaj, ekspozoi armën në rrjetet sociale

Arrestohet një person në Skenderaj, ekspozoi armën në rrjetet sociale

Një person është arrestuar në Skenderaj, i cili dyshohet se ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale.

Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, të dyshuarin e kanë shoqëruar ne polici, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma si dhe tetë fishekë, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”/

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

The post Arrestohet një person në Skenderaj, ekspozoi armën në rrjetet sociale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT