Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Milloshevë për kanosje me armë zjarri

Arrestohet një person në Milloshevë për kanosje me armë zjarri

Një person është arrestuar në Milloshevë të Obiliqit, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar duke i ekspozuar një armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 korrik rreth orës 12:52. Ankuesi, ka raportuar se i dyshuari e ka kanosur duke i treguar një pistoletë, transmeton Klankosova.tv.

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, një leje e armës për shenjëtari si dhe një libër për evidentimin e lëvizjes.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT