Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Arrestohet një person në Junik, i sekuestrohen arma me municion

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, pas një aksioni të realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas policisë, Stacioni Policor në Junik më 23 qershor ka pranuar informacion se një person i dyshuar posedonte armë pa lejen përkatëse. Pas pranimit të informacionit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është siguruar urdhri për kontroll, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Junik, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 13 fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT