Është arrestuar një person në Junik, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është gjetur një pistoletë me 13 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se arma me fishekë janë sekuestruar, përcjell Klankosova.tv
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


