Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një burrë për kanosje gjatë seancës gjyqësore në Vushtrri

Arrestohet një burrë për kanosje gjatë seancës gjyqësore në Vushtrri

Një burrë është arrestuar në Vushtrri, i cili dyshohet se ka kanosur një person gjatë një seance gjyqësore.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Vushtrri  13.05.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë një seancë gjyqësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar, që ishte prokuror i rastit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT