Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Kullë kosovari i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër të autoriteteve...

Arrestohet në Kullë kosovari i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër të autoriteteve belge

Një kontroll rutinor në një nga pikat kufitare të Kosovës ka çuar në ndalimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku zyrtarët policorë kanë realizuar arrestimin e një shtetasi kosovar të kërkuar nga autoritetet e huaja.

“më 8 korrik 2026, rreth orës 00:55, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera policore, kanë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë shtetasin kosovar me inicialet S.U”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Belgjikës.

Me vendim të prokurorit kujdestar, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë sipas kompetencave përkatëse.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT