Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet burri që sulmoi gruan në parkingun e Village në Ferizaj

Arrestohet burri që sulmoi gruan në parkingun e Village në Ferizaj

Një incident i paprecedent u shënua pasditen e së shtunës në parkingun e Village në Ferizaj, ku një burrë sulmoi një grua me grusht në publik.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke bërë të ditur se i dyshuari, M. S., 48 vjeç, është arrestuar.

Ai kishte kundërshtuar zyrtarët policorë dhe nuk kishte pranuar të shoqërohej, për çka u bë prangosja e tij.

“Sot, më datë 21.03.2026, rreth orës 16:25, pas pranimit të një informate se një person po e rrihte një grua, policia ka ndërhyrë menjëherë pranë parkingut të një qendre tregtare në Ferizaj dhe ka arrestuar të dyshuarin. I dyshuari ka kundërshtuar zyrtarët policorë dhe nuk ka pranuar të shoqërohet në polici, për çka është bërë prangosja e tij. I dyshuari është M. S ( 48 vjeç). Aktualisht policia është duke e intervistuar të dyshyarin dhe për informata tjera do të njoftoheni me raport vijues”, ka konfirmurar Veseli për Sinjalin.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket momenti i debatit mes dy personave para përleshjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT