Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet 62-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e qengjave në Prizren, tre prej...

Arrestohet 62-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e qengjave në Prizren, tre prej tyre rikthehen te pronari

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme, i dyshuar për veprën penale të “vjedhjes së rëndë”, pas hetimeve lidhur me vjedhjen e disa qengjave në fshatin Pirane të Prizrenit.

Sipas njoftimit policor, më 23 qershor rreth orës 13:00, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin me inicialet D.T., i cili dyshohet se më 14 qershor kishte vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1,000 euro, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet kanë zbuluar se qengjat e vjedhur më pas ishin shitur te persona të ndryshëm.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa është iniciuar edhe kallëzim penal.

Në vazhdim të veprimeve hetimore, më 24 qershor, policia ka arritur të gjejë tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas përfundimit të procedurave ligjore, kafshët e sekuestruara iu kthyen pronarit të tyre.

“Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT