Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars

Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars

Një person është arrestuar pasi dyshohet për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

Sipas policisë, i dyshuari A.C., 24-vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

The post Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT