Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen prizrenasit pasi në shtëpitë dhe lokaket e tyre u gjet kokainë,...

Arrestohen prizrenasit pasi në shtëpitë dhe lokaket e tyre u gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës.

Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle në në një shtëpi dhe në dy lokale, ku janë gjetur e sekuestruar sasi të konsiderueshme të kokainës, para, armë, si dhe gjësende të tjera.

Sipas raportit 24-orësh, ky rast ka ndodhur pas një hetimi disamujor.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobil, një çelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2×200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe çelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës.”, thuhet në raport.

Vlera monetare e substancave narkotike, sipas raportimit, arrin në vlerë rreth 30 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT