Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
“Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare”.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


