Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeNdodhej jashtë vendit, hajnat futen në shtëpinë e gjakovarit – vjedhin armë...

Ndodhej jashtë vendit, hajnat futen në shtëpinë e gjakovarit – vjedhin armë e fishekë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një qytetar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur derisa viktima ndodhej jashtë vendit, ndërsa autorët e dyshuar kanë shfrytëzuar mungesën e tij për të hyrë në shtëpi dhe për të vjedhur një armë zjarri me 30 fishekë, për të cilën viktima posedonte leje të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po punojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë vendit, persona të panjohur me përdorim force kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur armën me 30 fishekë, për të cilën posedon leje. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT