Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeArifi: Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Kurtin është kthyer në...

Arifi: Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Kurtin është kthyer në zero (VIDEO)

Opinionisti politik Avni Arifi ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e energjisë elektrike.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet i gjithë projekti i energjetikës në vend është kthyer në zero.

“Nuk i kanë dhënë prioritet përveç që është refuzuar ‘Contour Global’ sepse kanë thënë se nuk është kontrata më e mirë, ata e kanë refuzuar edhe gazin amerikan që do të na jepte edhe 450 megavat, dhe me 950 megavat ne do të kishim mundësi edhe të eksportojmë energji elektrike. Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Qeverinë Kurtin është kthyer në zero”, ka thënë Arifi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT