Analisti Dritëro Arifi ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, partitë nuk duhet të fokusohen në arritjen e një marrëveshjeje vetëm për zgjedhjen e presidentit, por edhe një koalicioni për qeverinë.
Në emisionin “Info Magazine”, Arifi u shpreh skeptik për qëndrimet e partive politike rreth kësaj çështjeje, transmeton Klankosova.tv
“Pak jam skeptik, sepse nuk kanë qëndrime të sakta se çka po dëshirojnë nuk do të duhej të shkonim vetëm për çështjen e presidentit sepse mendoj se duhet koalicion qeverisës edhe për qeverisje pikërisht për t’dakorduar për disa politika për çështje që janë vitale”.
“Unë po flas për reformat që duhet t’i ndërmarrë qeverisja e re në shëndetësi, në ekonomi dhe sidomos në arsim. Këto janë tri shtylla që janë shumë vitale mandej lidhet edhe tema me gazin”.
Duke folur për procesin zgjedhor të 7 qershorit, ai vuri në pah edhe dallimet mes votës brenda vendit dhe asaj të diasporës, duke e cilësuar si një disproporcion të madh.
“Qytetari i Kosovës ka folur, kemi disproporcion të madh me votat e brendshme dhe të jashtme.Votat e diasporës kanë një botëkuptim krejt tjetër, të cilat u panë që ka më shumë propagandë sesa përmbajtje, sepse është e palogjikshme dhe joracionnale që me qenë një votë kaq e madhe për një parti. Në demokraci është shumë e vështirë që me i marrë dikush 80 për qind, Në Evropë nuk ka shembuj që një parti i merr 80 për qind të një mase të caktuar popullore. Është jazhtëzakonsht shumë”, shtoi ai.


