Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar do të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës, pavarësisht dyshimeve për gjendjen e tij fizike.
Duke folur për mediat, tekniku italian theksoi se stafi i përfaqësueses braziliane po pret rikuperimin e plotë të yllit të sulmit dhe se ai mbetet pjesë e planeve për turneun.
“Presim që Neymar të jetë gati për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Marokut,” deklaroi Ancelotti.
Ai shtoi se në rast se futbollisti nuk është në formën optimale për ndeshjen e parë, Brazili do të jetë i gatshëm ta presë për ndeshjet e radhës, pa ndryshuar listën e lojtarëve të përzgjedhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


