Aksioni për Nënat dhe Fëmijët (AMC) ka dhuruar 10 pompa insulinike për fëmijë në Klinikën Pediatrike dhe Endokrinologjike.
AMC ka bërë të ditur se ky është një donacion jetik, me vlerë mbi 33 mijë euro dhe që përfshin edhe materialet shpenzuese për një vit, përcjell Klankosova.tv.
Këtë donacion e ka mirëpritur Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci, duke thënë se do ta lehtësojë trajtimin e atyre që janë me diabet.
The post AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijë në Klinikën Pediatrike dhe Endokrinologjike appeared first on Klan Kosova.


