Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbicia e Radoiçiqit për marrjen e tokave të Kosovës: Dështoi para e...

Ambicia e Radoiçiqit për marrjen e tokave të Kosovës: Dështoi para e pas luftës (VIDEO)

Kryeterroristi Millan Radoiçiq, si mision të jetës me sa duket e kishte marrjen e tokave të Kosovës.

Por, në këtë, i njëjti dështoi, edhe para edhe pas luftës.

Radoiçiqi aktualisht po ndiqet penalisht edhe për sulmin e Banjskës, që qëllim pati aneksimin e veriut, e edhe për krimet që i kreu gjatë luftës si pjesë e Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore.

Kjo aktakuzë iu ngrit ditë më parë nga Prokuroria Speciale, e cila po kërkon që në mungesë të gjykohen, përveç të shumëkërkuarit Radoiçiq, edhe Millovan Kovaçeviq, atë kohë shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, komandanti i brigadës, Millosh Dosani, dhe komandanti policor, Radomir Çoliqi, dhe 16 të tjerë anëtarë të këtij formacioni ushtarako-policor.

Bashkë edhe me disa që nuk u identifikuan, siç thotë Specialja, këta vrarë, arrestuar, keqtrajtuar, dëbuar e plaçkitur civilët në Gjakovë.

Trupat e disa nga 107 që u ekzekutuan u patën gjetur më vonë në Serbi.

Disa nga qytetarët pësuan kështu pasi, siç thotë dokumenti i hetuesisë, nuk patën si të tregojnë kush janë.

Nga 300 që u arrestuan, 35 u dërguan në burgjet e Serbisë.

Përveç arrestimeve të paligjshme, serbët, nga 7 maji i 1999-ës, edhe i shpërngulën me forcë qytetarët e asaj ane e ua shkatërruan pasurinë, duke ua djegur komplet shtëpitë e 38 familjeve.

Këto akuza nga Prokuroria Speciale, përveç Radoiçiqit, nuk i ka shfrytëzuar as Millovan Kovaçeviqi, i cili më 2025 është akuzuar edhe për pjesëmarrje në operacionin “Patkoi”, që dëboi me dhunë nga Kosova mbi 800 mijë shqiptarë.

Kronika në vazhdim ju sjell detajet e plota:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT