Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadori i Shqipërisë viziton kontigjentin e FA-s me mision në Komandën e...

Ambasadori i Shqipërisë viziton kontigjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR-it

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i shoqëruar nga atasheu ushtarak kolonel Beqir Tafili, zhvilloi një takim me Kontigjentin e Forcave të Armatosura me mision në Komandën e KFOR-it.
Ambasada e Shqipërisë njofton se në takimin me kontigjentin paqëruajtës, ambasadori falenderoi të gjithë personelin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin në shërbim të paqes dhe të sigurisë rajonale dhe më gjerë.
“Kontributi dhe profesionalizmi i ushtarakëve të FA-s në KFOR, është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit e KFOR-it në Prishtinë, por edhe nga drejtuesitë e Komandës në Pejë ku operojnë trupat tona”.
Në përfundim, Malaj iu uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tyre fisnike, në shërbim të mbrojtjes, sigurisë dhe paqes, duke, iu garantuar mbështetjen maksimale të Tij, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë shqiptare.

The post Ambasadori i Shqipërisë viziton kontigjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR-it appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT