Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasada gjermane: Thelbësore që partitë në Kosovë të tregojnë përgjegjësi, të formojnë...

Ambasada gjermane: Thelbësore që partitë në Kosovë të tregojnë përgjegjësi, të formojnë qeveri stabile

Ambasada gjermane në Prishtinë, duke komentuar intervistën në DW  të Dërguarit special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se pajtohen me deklarata e tij dhe se partitë në Kosovë duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të formojnë qeveri stabile.

Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se hapat e shpejtë të Gjermanisë drejt ndërtimit të koalicionit pas zgjedhjeve, siç thuhet, demonstrojnë rëndësinë e prioritizimit të së ardhmes së kombit, përcjell Klankosova.tv.

“Ne pajtohemi plotësisht me pikëpamjet e të dërguarit special Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani, është koha që partitë kosovare ta vënë vendin në plan të parë dhe të punojnë së bashku”, thuhet tutje në reagim.

The post Ambasada gjermane: Thelbësore që partitë në Kosovë të tregojnë përgjegjësi, të formojnë qeveri stabile appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT