Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për shembjen e vilave pranë liqenit të Ujmanit, duke iu bashkuar qëndrimit të Bashkimit Evropian, si dhe ambasadave të Gjermanisë e Italisë në vend.
Në reagimin e ambasadës thuhet se respektimi i së drejtës kërkon procese të drejta dhe transparente, me ata që preken në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre.
“Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të paanshme nëpër Kosovë. Ne u kërkojmë autoriteteve të Kosovës të angazhohen me komunitetet e prekura, të adresojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprimet e mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërkomunitar”, u tha në njoftim. /Klankosova.tv
Pas BE-së dhe Gjermanisë, reagon edhe Italia për rrënimin e vilave në Ujman


