Zero tolerancë ndaj shtetasve që kryejnë krime të dhunshme. Ky poster i ambasadës amerikane në Tiranë i publikuar në rrjetet sociale njofton se Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane, raporton A2CNN.
Në një njoftim të Departamentit të Shtetit, që mban datën 10 gusht bëhet e ditur se anuluar më shumë se 175 mijë viza të shtetasve të huaj, që shkelën kushtet e vizave të tyre, kryen krime, bënë thirrje për dhunë kundër qytetarëve amerikanë, mashtruan amerikanët, abuzuan me sistemin tonë të imigracionit ose rrezikuan sigurinë kombëtare.
Shumica e këtyre vizave u revokuan për shkak të përballjeve me forcat e rendit për një sërë aktivitetesh kriminale, ku shkaqet kryesore ishin sulmet, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, vjedhja dhe krimet e drogës. Një pjesë e konsiderueshme e vizave u revokuan për drejtim automjeti të pakujdesshëm, sulme seksuale, abuzim me fëmijë, mashtrim dhe përvetësim, si dhe krime të tjera.
Revokimet vijnë si rezultat i operacioneve të vazhdueshme të verifikimit të Departamentit të Shtetit, të cilat sigurojnë që marrësit e vizave t’i përmbahen kushteve të vizës së tyre dhe të mos rrezikojnë amerikanët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


