Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeAleanca ushtarake KS-AL-HR, ish-ushtaraku Qollaku: Vuçiqi, ia ka frikën kësaj nisme (VIDEO)

Aleanca ushtarake KS-AL-HR, ish-ushtaraku Qollaku: Vuçiqi, ia ka frikën kësaj nisme (VIDEO)

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Plenkoviq tha se Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd rreth kësaj, as Serbinë dhe as NATO-n.

Kësisoj ai i reagoi Vuçiqit i cili mes tjerash deklaroi se tre vendet që firmosën deklaratën të martën në Tiranë shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.

Për këtë çështje, në Edicionin Special të Klan Kosovës ka folur Esat Qollaku, ish-ushtarak në Kroaci.

Qollaku ka thënë se Vuçiqi ia ka frikën, por edhe e xhelozon këtë nismë. Ndër tjera, ai ka thënë se shqetësuese e sheh siç e quan ai “Lëvizjen maqedone”, e cila sipas tij, ka bashkëpunim të fshehtë me Serbinë.

“Edhe i xhelozon edhe ia ka frikën. Siç e shohim, Serbia ka humbur miqësinë në Evropë dhe pothuajse edhe në Ballkanin Perëndimor, pothuajse çdo kund. Megjithatë, ajo që mua më brengos është lëvizja maqedone që është një lëvizje jo e mirë, dhe faktikisht është duke ndodhur njëfarë aleance e heshtur me pushtetin maqedonas tani. Në kohët e fundit edhe në Maqedoni të Veriut e kanë parë se Vuçiqi, me një farë forme të veten që e ka, edhe pse është e heshtur, nuk ka qenë arrogante siç ka qenë ndaj Malit të Zi, e ka parë Z.Mickoski se është duke e humbur sovranitetin e saj brenda përbrenda Maqedonisë së Veriut, sepse lëvizjet serbo-sllave brenda Maqedonisë së Veriut kanë ngritje jashtëzakonisht të madhe, sepse kjo ka ndodhur duke e ditur se në zgjedhjet e kaluara shqiptarët humbën, dhe zhvillimet politike apo mburoja politike që ishte në të kaluarën për Kosovën nga Maqedonia, sot nuk e kemi më”, ka thënë Qollaku. /Klankosova.tv

The post Aleanca ushtarake KS-AL-HR, ish-ushtaraku Qollaku: Vuçiqi, ia ka frikën kësaj nisme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT