Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidentet pranë hekurudhave, Infrakos vendos laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos...

Aksidentet pranë hekurudhave, Infrakos vendos laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Infrakos ka njoftuar qytetarët se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi sensorësh dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

Ndërmarrja ka bërë thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugëve, operatorët ekonomikë dhe palët e interesit të respektojnë brezin e sigurisë pranë trupit të hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se 3 metra nga binarët, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

“Respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e sigurt dhe të pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore, si dhe për garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor”, thuhet në njoftim.

Infrakos bën të ditur se çdo mosrespektim i brezit të sigurisë do të monitorohet përmes sistemit të kamerave, ndërsa në rast të shkeljeve do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe raportimin e rasteve tek organet kompetente.

Nga ndërmarrja theksohet se siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët, duke shtuar se me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit kontribuohet në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt të trafikut hekurudhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidentet pranë hekurudhave, Infrakos vendos laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT