Ekipet e shpëtimit në Kinën qendrore dhe lindore kanë arritur të mbyllin disa çarje në argjinatura, të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme dhe rritja e nivelit të ujërave në lumenj.
Sipas televizionit shtetëror kinez, në provincën Henan janë krijuar dy çarje përgjatë lumenjve, pasi ujërat dëmtuan fillimisht një portë kullimi dhe më pas zgjeruan njërën prej çarjeve në më shumë se 10 metra.
Në operacion janë angazhuar mbi 300 punonjës të shpëtimit dhe 40 makineri të rënda, ndërsa mbyllja e çarjeve ka zgjatur tri ditë dhe dy net.
Në Zhoukou, banorët kanë mbushur thasë me rërë për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa ekipet e emergjencës kanë punuar deri në vënien nën kontroll të situatës.
Një tjetër çarje është regjistruar edhe në provincën Zhejiang, ku argjinatura e një lumi lokal është riparuar pas një operacioni që zgjati rreth 11 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


