Aktori amerikan Michael J. Fox ka mohuar lajmet e rreme që qarkulluan për vdekjen e tij, duke konfirmuar se është mirë dhe vazhdon të jetë aktiv.
Sipas përfaqësuesit të tij, më 7 prill ai mori pjesë në festivalin PaleyFest në Los Angeles, ku u shfaq në skenë dhe dha intervista, duke treguar se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Thashethemet nisën pasi CNN publikoi gabimisht një video me një titull që sugjeronte vdekjen e aktorit. Videoja u hoq shpejt dhe mediumi kërkoi falje për gabimin, por lajmi i rremë u përhap gjerësisht dhe shkaktoi shqetësim tek fansat.
Fox reagoi më pas me humor dhe ironi, duke e trajtuar situatën me shaka dhe duke theksuar se nuk është hera e parë që përballet me lajme të tilla të pavërteta.
Aktori vazhdon të flasë hapur për sëmundjen neurodegjenerative me të cilën jeton prej vitesh, duke theksuar se mundohet të ruajë pozitivitetin dhe të përshtatet me sfidat e përditshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


