Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAktakuzë ndaj shoferit në Prizren, dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 34-vjeçari

Aktakuzë ndaj shoferit në Prizren, dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 34-vjeçari

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.D., i cili ndodhet në paraburgim që nga 18.03.2026, nën dyshimin për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, më 18 mars 2026 në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri duke drejtuar automjetin me shpejtësi 75 km/h në zonë me kufizim 40 km/h, para shtegut të këmbësorëve dhe afër rrethrrotullimit, nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Si pasojë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale. Viktima ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të rënda të marra në aksident.

Prokuroria ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Klankosova.tv ka raportuar në detajet për rastin e rëndë ku viktimë ishte një 34-vjeçar./Klankosova.tv

Tragjike: Vetura godet për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT