Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, 1 shtator, do të jetë në fuqi një kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, shkruan Sinjali.
Sipas njoftimit, në autoudhë ndalohet qarkullimi i këtyre automjeteve nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat parashikohet të arrijnë mbi 32 gradë Celsius.
Ndërkohë, shkruan Sinjali që në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve të ngarkesave që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


