Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizAktakuza ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt - flet avokti...

Aktakuza ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt – flet avokti i të ndjerës (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi në nëntor të vitit 2023.

Ky veprim vjen pas përfundimit të hetimeve, që sipas avokatit të së ndjerës, Leotrim Syla, janë zhvilluar me profesionalizëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Syla vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve vendore dhe institucioneve sudeze që ndihmuan në zbardhjen e rastit,njofton Klankosova.tv.

“Nuk besoj se do të ketë dyshime rreth aktakuzës. Procesi i gjykimit, natyrisht, mund të marrë kohë deri në përfundim” ka thënë ai në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Të akuzuarit kryesorë në këtë rast janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ndërsa i katërti, sipas avokatit Syla, është i përfshirë vetëm për shitjen e një arme të lidhur me rastin, por nuk ka rol të drejtpërdrejtë në vrasje, ndaj identiteti e tij dëshiroi të mbetet i fshehtë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT