Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion në Ujman, Policia asiston në rrënimin e 11 shtëpive të pushimit...

Aksion në Ujman, Policia asiston në rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në “Plazhën e Shqiptarëve”

Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion asistimi për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve” në Ujman, komuna e Zubin Potokut.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni ka filluar rreth orës 07:00, me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Që nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi”, ka deklaruar Elshani.

Aksioni po zhvillohet në zonën e liqenit të Ujmanit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me arsyet dhe bazën ligjore të rrënimit të këtyre objekteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT