Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion kundër call centerave të paligjshëm në Tiranë: Katër të arrestuar, sekuestrohen...

Aksion kundër call centerave të paligjshëm në Tiranë: Katër të arrestuar, sekuestrohen 500 mijë euro

Një aksion i gjerë kundër mashtrimeve online po zhvillohet mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku janë goditur disa call center-a të dyshuara për mashtrimin e qytetarëve europianë.

Prokuroria ka lëshuar gjithsej 9 masa sigurie për të përfshirët në këtë skemë kriminale, prej të cilave 7 “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitjeje”. Deri më tani janë arrestuar 4 persona, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 500 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Aksioni po vazhdon në disa zona të kryeqytetit dhe autoritetet pritet të dalin me detaje shtesë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT