Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion i madh kundër korrupsionit, pesë persona të dyshuar

Aksion i madh kundër korrupsionit, pesë persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sipas dyshimeve fillestare të hetuesisë, të dyshuarit në bashkëveprim dyshohet se kanë siguruar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave, raporton KlanKosova.tv.

Pesë zyrtarët e përfshirë në rast dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të mundësuar përfitime të kundërligjshme./KlanKosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT