Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidenti tragjik me tren në Britani: Nëntë persona vazhdojnë të jenë në...

Aksidenti tragjik me tren në Britani: Nëntë persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike

Nëntë persona vazhdojnë të luftojnë për jetën pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ndodhi të premten pranë Bedfordit, rreth 100 kilometra në veri të Londrës, ku humbi jetën edhe një shofer treni.

Sipas autoriteteve britanike, dy trena pasagjerësh që po udhëtonin drejt Londrës u përplasën rreth orës 17:15. Si pasojë e përplasjes, shoferi i njërit tren ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa dhjetëra pasagjerë pësuan lëndime.

Shefja e Policisë Britanike të Transportit, Lucy D’Orsi, bëri të ditur se më shumë se 80 persona morën trajtim mjekësor në spitalet lokale pas aksidentit. Deri të shtunën në mëngjes, 28 persona mbeteshin të shtruar në spital, ndërsa nëntë prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje.

Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi ngjarjen si një “incident shkatërrues”, duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe solidaritetin me të plagosurit.

Edhe Pallati Buckingham reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se Mbreti Charles është thellësisht i pikëlluar nga aksidenti dhe po informohet rregullisht për zhvillimet e fundit lidhur me ngjarjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT