Ambasada e Kosovës në Norvegji, ka hapur një linjë telefonike për bashkatdhetarët atje pas aksidentit të autobusit në qytetin e Nordlandit.
Ambasada tha se deri më tani nuk ka asnjë njoftim se në aksidentin e autobusit ku vdiqën së paku tre persona, nuk ka asnjë shtetas nga Kosova të lënduar.
“Të nderuar bashkatdhetarë, ju njoftojmë se pas aksidentit të autobusit në Nordland, Norvegji është hapur një linjë telefonike për të afërmit. Numri i telefonit është +4781502800”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në momentin e aksidentit, autobusi dyshohet të ketë pasur 58 pasagjerë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


