Gazetari i njohur nga Vlora, Enrik Mehmeti, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare si pasojë e një aksidenti me një motomjet me katër rrota.
Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se Mehmeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili më pas është përmbysur. Ngjarja ndodhi jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, pa përfshirjen e mjeteve të tjera.
40-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar me inicialet K. S., i cili pësoi lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Prokuroria dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


