Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident tragjik në Bulqizë–Klos, humb jetën një 50-vjeçar – 4 të plagosur

Aksident tragjik në Bulqizë–Klos, humb jetën një 50-vjeçar – 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Bulqizë–Klos, në zonën e njohur si Plani i Bardhë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është identifikuar si Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në njërin prej automjeteve të përfshira në përplasje.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të drejtuara nga shtetasit me iniciale Xh. S. dhe S. C.

Përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit në vendin e ngjarjes, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT