Sot rreth orës 21:35, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor, raporton Klankosova.tv
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë tretman mjekësor.
Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 21:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova. /Klankosova.tv


