Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Komoran.
Lexues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy automjete të përfshira në përplasje.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.
Sinjali ka tentuar të konfirmojë rastin me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


