Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Kliq.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë të rrugës është krijuar vështirësi në qarkullim.Ekipet policore pritet të dalin në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


