Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në...

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe në të kanë qenë të përfshira tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova.tv se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Klankosova.tv.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë e ditur.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT