Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes tri automjeteve në kryeqytet, lëndohen dy persona

Aksident mes tri automjeteve në kryeqytet, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë duke marr trajtim mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si  pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT