Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes dy veturave në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, lëndohet një person

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 14:00, dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, përfshirë Njësinë e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.

Rasti është nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT