Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes dy veturave afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Aksident mes dy veturave afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Nekibe Kelmendi” afër Pallatit të Drejtësisë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, të përfshira në aksident janë dy automjete.

Nuk dihet ende nëse nga ky aksident persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT