Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në provincën Gaziantep, në juglindje të Turqisë, ku kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa të paktën 13 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti është regjistruar pranë zonës rurale Acaroba, ku një autobus që udhëtonte në linjën Hatay–Gaziantep është përplasur me një automjet.
Pas përplasjes, në vendngjarje kanë dalë ekipe të shumta të emergjencës, përfshirë zjarrfikës, policë, xhandarmëri, ekipet e AFAD-it, personel shëndetësor dhe njësitë UMKE.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet përreth, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


