Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në murin mbrojtës pranë kazermës së Forca e Sigurisë së Kosovës.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e redaksisë së Sinjalit, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mund të jenë të konsiderueshme.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


