Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve raportohet të ketë marrë lëndime të rënda.
Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.
Sipas tij, të lënduarit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


