Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi.

AGK-ja këtë vit Gashit i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.

Në telegramin e tyre thuhet se lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT